Anulohet turi i Eugent Bushpepës në Evropë, nuk do ta besoni cila ishte arsyeja...!

Këngëtari Eugent Bushpepa, i cili do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovizion ka anuluar turneun në Europë për promovimin e këngës “Mall”.

Arsyeja ka qenë për shkaqe teknike, të cilin e ka bërë të ditur vetë Bushpepa, përmes një statusi në rrjete socuale të cilin më pas e ka fshirë.

“Dëshirojmë t’ju njoftojmë se për shkak të disa problemeve teknike, Eugent Bushpepa nuk do të marr pjesë në turneun e promovimit të këngës në Eurovision 2018 në Tel Aviv, Amsterdam dhe Madrid, edhe pse RTSH ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij 2  muaj më parë”,-shkruhej në statusin e fshirë më pas.

Gjithashtu sipas “Eurovoix”, ka bërë të ditur se pasi mungoi në festën e Eurovision në Londër, Bushpepa ka anuluar edhe pjesëmarrjen në turne.

Për mungesën e tij në festë u komentua se Bushpepa nuk ka qenë pjesë për shkak të problemeve të tij me vizën. Megjithatë ky lajm nuk është konfirmuar apo mohuar nga delegacioni. Këtë vit Eurovizioni do të zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë më 8 maj.