Po bën paraqitje të jashtëzakonshme në Europë, ‘asi’ shqiptar vëzhgohet nga Liverpool

Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm për ekipin e Salzburgut, ku militon edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha.

Mesfushori i lindur në Malmo të Suedisë ka rënë në sy nga drejtuesit e Liverpoolit dhe trajneri Jurgen Klopp, të cilët po vëzhgojnë gjendjen e Berishës.

Kosovari ka arritur të shënojë 10 gola në Europa League gjithsej dhe 5 në këtë sezon.

Skuadra e tij eliminoi gjigantët e Borusia Dortmund dhe Berisha bëri një paraqitje të shkëlqyer.

Po ashtu ylli i Salzburgut i shënoi me penallti edhe Thomas Strakoshës në sfidën e parë çerekfinale të Europa League me Lazion.