ZYRTARE/ Katastrofë për Juventusin, ‘ylli’ i skuadrës mungon ndaj Realit

Juventusi do ta ketë shumë të vështirë për ta menduar përmbysjen ndaj Real Madridit.

Andrea Barzagli është jashtë skuadrës së Juventusit që nesër do të përballet me “Los Blancos” në ndeshjen vendimtare për skuadrën që do të presë biletën gjysmëfinaliste në Champions League.

Dybala dhe Bentancur janë pezulluar, por kthehet Miralem Pjanic, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Barzagli nuk mori pjesë në sesionin e trajnimit të këtij mëngjesi, ndwrsa Allegri e ka konfirmuar mungesën e tij.

Ja skuadra e Juventusit që udhëton drejt Madridit: Buffon, Szczesny, Pinsoglio, De Sciglio, Lichtsteiner, Rugani, Benatia, Chiellini, Alex Sandro, Pjanic, Khedira, Marchisio, Matuidi, Asamoah, Sturaro, Cuadrado, Higuain, Douglas Costa, Mandzukic.

/ SYRI.net /