Gazetari: Në finale me Barcelonën? Zidane jep përgjigjen që nuk pritej!

Zinedine Zidanes nuk i pëlqen që flasë për finalen e mundshme të Realit në Champions League.

Gjatë një konference për mediat tekniku francez i është shmangur me diplomatësi pyetjes thumbuese të gazetarit, shkruan “Mundo Deportivo”, raporton SYRI.net.

Gazetari: Do e dëshiroje një finale Real-Barcelona ?

Zidane: “Nesër është një finale dhe pastaj, nëse kalojmë, do të shohim se cili ekip na prek. Nuk mund të mendojmë më shumë se takimi i nesërm kundër Juventusit. Duhet të kualifikohemi”

Kujtojmë që Real Madrid është shumë pranë kualifikimit në gjysmëfinale pasi ndeshjen e parë kundër Juventusit e fitoi me rezultatin 3-0.

/ SYRI.net /