Perez: Supergoli i Ronaldos më i miri në histori

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk i kurseu elozhet për Cristiano Ronaldon i cili kundra Juventusit shënoi një gol të jashtëzakonshëm me rofishatë.

"Ajo që ndodhi në Torino ishte shumë emocionuese dhe tregon madhështinë e Juventusit dhe tifozëve të tyre”, tha fillimisht Perez gjatë intervistës për “Gazzetta dello Sport”.

"Goditja e Cristianos ishte një nga më të mirat në histori, një gol i mrekullueshëm i realizuar nga lojtarët më të mirë në botë”, përfundoi Perez.

Kujtojmë që tifozët e Juventusit befasuan të gjithë pasi u çuan në këmbë dhe duartrokinën atë “magji” të realizuar nga CR7-ta.