Pinë alkol me përbërës të ilaçit kundër mushkonjave, 50 të vdekur

Më shumë se 50 vetë vdiqën dhe shumë të tjerë janë sëmurë dhe transferuar në spital në Indonezinë perëndimore pasi pinë alkool të prodhimit vendor me përbërës të ndryshëm, në mesin e të cilëve edhe përbërës për mushkonjat, njoftuan autoritetet policore.

Policia arrestoi të paktën 12 persona në Xhakarta dhe në krahinën fqinje nën dyshimin për prodhimin dhe shitje ilegale të pijes toksike që solli këtë tragjedi të rendë