FOTO/ Rita Ora pjesë e kopertines Glamour Germany

Këngëtarja shqiptare Rita Ora që po gëzon sukseset e saj në muzikën ndërkombëtare, kësaj herë ka zënë vend në kopertinën e revistës Glamour Germany, shkruan KultPlus. Rita Ora këtë javë do të jetë pjesë e mbrëmjes së madhe gjermane, Echo Awards. Ajo do të interpretoi gjatë kësaj mbrëmje ndërsa vlen të veçohet se ajo është e nominuar në të njëjtën kategori me këngëtaren tjetër shqiptare, Dua Lipa.


Rita Ora krahas koncerteve të suksesshme, ka realizuar edhe një koncert të mrekullueshëm në Kosovë, për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Po ashtu menjëherë më pas ka dhënë një performancë të mahnitshme në Brit Awards e mbrëmje të tjera.