A ju kujtohen 'Rebelët'? Kështu duken 16 vjet më vonë

Seria argjentinase “Rebelde Way” kishte filluar së transmetuari më 2002, duke pushtuar kështu zemrat e tinejxherëve kudo në botë.

Një rrëfim mbi rrugëtimin e një klase adoleshentësh që përballen me hutinë e moshës, me sfidat e botës reale, dhe që shijojnë dashuritë e para në një shkollë elitare në Buenos Aires përcolli edhe të rinjtë shqiptarë.

Nga kjo seri doli edhe bendi “Erreëay”, i përbërë nga Felipe Colombo, Luisana Lopilato, Benjamin Rojas dhe Camila Bordonaba, që publikoi tre albume muzikore.

Në videon më poshtë mund ta shihni se si duken adoleshentët që vodhën simpatinë dhe admirimin e moshatarëve të tyre në fillimin e këtij mileniumi.