Përplasja e trenit me kamionin, Policia jep hollësi: ja ç'i ndodhi kamionistit dhe pasagjerëve

Policia e Lezhës ka dhënë informacionin paraprak për aksidentin e rëndë që ndodhi sot nga përplasja e trenit me një kamion tek shinat e trenit në Pllanë të Lezhës.

Sipas Policisë, aksidenti rreth orës 8:30 , te Salla Operative është bërë njoftim se tek shinat e trenit në Pllanë, treni është përplas me një mjet. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se treni i linjës Shkodër-Vorë është përplasur me një kamion që tranportonte mallra me drejtues A.P. 44 vjeç, banues në Spiten. Në furgon kanë qenë përveç drejtuesit edhe 2 shtetas të tjerë.

Lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe njëri nga pasagjerët, E.Gj. 38 vjeç, banues në Spiten. Ata ndodhen në spitalin rajonal të Lezhës, por janë jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,"përfundon Policia.