Federata Italiane bën gjestin e madh pas vdekjes së Astorit

Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar ndryshimin e emrit për çmimin “Fair Play”.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendëspresidenti i Federatës, Alessandro Costacurta i cili njoftoi se duke filluar nga ky vit, çmimi “Fair Play” do të riemërohet si Çmimi “Davide Astori”, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Kujtojmë që para një muaj Davide Asotri vdiq në hotel pas një sulmi në zemër pak orë para se Fiorentina të zhvillonte ndeshjen kundër Unideses.