Motori përplaset me trafikndarësen, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të natës së të hënës në rrugën Komuna e Parisit. Nga të dhënat paraprake mësohet se një motor është përplasur me trafikndarësen, ku si pasojë drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të shumta.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit është e rëndë dhe se ai është transportuar drejt spitalit të Traumës.