Ja 3 arsyet pse Rruga e Kombit është me interes strategjik...

Politologu Afrim Krasniqi shprehet se Rruga e Kombit është me interes strategjik dhe do të duhet të konsiderohej e një rëndësie të veçantë.

Në studion e Oranews, Krasniqi tha se të gjithë e pranojmë që nuk është rrugë dosido, për të shkuar në plazh, por një rrugë që ka karakter strategjik, rëndësi shumë të madhe për Kosovën dhe është burimi kryesor i turizmit në Shqipëri.

“Qoftë për këto tre arsye, ajo do të duhej të konsiderohej e një rëndësie të veçantë.

Për këtë duhet të kishte një kompromis të gjerë politik dhe midis elitave pavarësisht se kush vjen në qeveri dhe minimalisht do të duhej që nëse nuk arrihej kompromisi midis forcave politike për arsye të ndryshme të agjendave të ndryshme, do të duhet të kishte një kompromis afatgjatë me përfaqësuesit e banorëve në zonat përkatëse, me këshilla bashkiak qoftë të Mirditës, Lezhës, Kukësit dhe me qeverinë në Kosovë.

Çfarë kuptimi ka tani që janë bërë tre mbledhje qeverie dhe na është thënë sukses i madh dhe nuk është diskutuar asnjëherë rruga dhe ditën kur u diskutua rruga u tha se çfarë lidhje ka Kosova me rrugën”, tha Krasniqi.