FOTO/ Ish-polici i dërgonte foto nudo 20 vjeçares nga Shkodra, ja reagimi i PS-së...

Partia Socialiste e Shkodrës ka reaguar pas denoncimit që ka publikuar në rrjetin social, ish-kryeministri Sali Berisha, për një ish-punonjës policie,  i cili i dërgonte foto nudo një vajze të re nga Shkodra,.

Ka qenë kjo e fundit e cila ka denoncuar me foto dhe emër e mbiemër ish-policin, gjithashtu anëtar i Partisë Socialiste në këtë qytet.

Por dega e PS-së së Shkodrës distancohet nga ish-polici, që referuar fotove të publikuara ka pozuar qoftë në krah të ish-Kryeministres Senida Mesi ashtu edhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.