FBI kontroll të imtësishëm në zyrën avokatit të Presidentit Trump. Ja çfarë është gjetur

Mëngjesin e sotëm FBI-ja ka nisur një kontroll të imtësishëm në zyrën e avokatit personal të Presidentit Donald Trump, Michael D. Cohen. Mësohet se aty janë marrë shënime në lidhje me disa tema, duke përfshirë pagesat për një aktore pornografike.

Prokurorët federalë në Manhattan morën urdhrin e kërkimit pas një kërkesë nga avokati i posaçëm, Robert S. Mueller III. Sipas avokatit Cohen, kërkimi ishte ‘plotësisht i papërshtatshëm dhe i panevojshëm’.

Kërkimi nuk duket se është i lidhur lidhur drejtpërdrejt për hetimin e Mueller.

‘Sot Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Qarkun Jugor të Nju Jorkut ekzekutoi një sërë urdhrash për kërkim dhe konfiskoi dokumentet mes klientit tim, Michael Cohen dhe klientëve të tij’, tha Stephen Ryan, avokati i tij.

‘Unë kam marrë informacion nga prokurorët federalë se veprimi i Nju Jorkut është, pjesërisht, një kërkesë nga Zyra e Këshilltarit Special, Robert Mueller’, tha Rayan.