FOTO/ Njihuni me pronaren e vërtetë dhe misteret e fermës, ku u dashuruan ‘Xhesuri dhe e Bukura’

Ferma e famshme Korludag, aq e dëgjuar pas xhirimeve të serialit “Xhesuri dhe e Bukura” që po transmetohet në Tv Klan, ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve që vizitojnë Turqinë dhe veçanërisht Stambollin vitin e fundit. Pas udhëtimit të Ezel, seriali që rrëmbu vëmendjen e të gjithë botës, një tur po kaq i kërkuar në Turqi është edhe ai i xhirimeve të serialit “Xhesuri dhe e Bukura”. Kureshtja e të gjithë atyre që kanë ndjekur serialin është, natyrisht, ferma Korludag, aty ku edhe është xhiruar pothuaj i gjithë filmi, shkruan revista class.

Po ku ndodhet dhe çfarë ka të veçantë ferma Korludag?

Vila që është bërë pjesë e njërit prej serialeve më të ndjekur të vitit 2017 gjendet në periferi të Stambollit, në një zonë tërësisht të mbuluar nga gjelbërimi, i etiketuar ndryshe edhe si vend përrallash. Çatalca dhe Durusu janë dy zonat në të cilat janë xhiruar më shumë seritë e filmit.

Korludag është një fshat i vogël, i paqtë dhe shumë i bukur. Mes shumë vendeve që produksioni kishte menduar në fillim për xhirimin e serialit, Korludag u votua si i duhuri, për shkak të vendndodhjes dhe pamjes përrallore.

Shtëpia e mrekullueshme e serialit, e cila ka shfaqur interes të padiskutueshëm në publik, u kthye në shtëpinë e dashurisë për dy aktorët e njohur, Tuba dhe Kivanc.

E gjithë ferma është pronë e familjes Erol-Belma Simavi, me plot 54 hektarë tokë rreth e rrothull vilës. Pronarja Belma Simavi ka pasur oferta edhe më parë për xhirime në shtëpinë e saj, por kurrë nuk ka pranuar. Këtë herë ajo është tunduar nga shuma marramendëse. Simavi ka rrëfyer se mobiliet antike që janë shumë të kushtueshme i ka vendosur në bodrum nga frika se dëmtohen.

Pothuaj një lagje e tërë është rikonstrukturar për t’iu përshtatur skenarit të filmit, si spitali, pazari.

Shtëpia është e rrethuar me dy fusha të mëdha gjuetie, me liqenin dhe me pyllin e dendur.

Fshati Korludag është si një qytezë më vete e Stambollit, ndaj edhe për produksionin, xhirimet aty ishin komoditet më vete, për shkak edhe të largësisë me kryeqytetin turk.

Tashmë, listës së vendeve turistike në Turqi i është shtuar edhe vila Korludag, streha e dashurisë së Syhanit dhe Xhesurit.

Në film, janë bërë pjesë edhe disa vila të tjera në zonën e Tuzla-s.