Teoria e Chiellinit: Në futboll kurrë nuk i dihet, në Madrid për një ndeshje të madhe

Giorgio Chiellini thotë se Juventusi do të shkojë në Madrid me një teori; në futboll nuk i dihet asnjëherë.

Bardhezinjtë kanë një “mal të pjerrët” për të ngjitur në Champions League, pasi u shkatërruan 3-0 nga Real Madridi në ndeshjen e parë të Champions League në Torino.

Kjo do të thotë se Juventusi duhet të shënojë të paktën tre gola në Spanjë të mërkurën në mbrëmje nëse do të kalojë në gjysmëfinale.

“Për një periudhë të gjatë në ndeshje ne e meritonim golin e barazimit, por më pas pësuam golin e dytë dhe të tretë dhe na u përjashtua një lojtar me karton të kuq,” shprehet Chiellini për “Juventus TV”.

“Por nuk ka problem, do të shkojmë në Madrid me dëshirën për të luajtur një ndeshje të madhe. Në futboll dhe në jetë nuk i dihet asnjëherë. Do të ishte një sinjal i mirë edhe për vitin tjetër. Ndeshja është e gjatë dhe na duhet balanca, por do të duhet pak çmenduri e shëndetshme nga të gjithë”, tha mbrojtësi juventin.