Valverde: Me Romën duhet ta nisim ndeshjen sikur jemi 0-0

Barcelona do të luajë nesër ndeshjen e dytë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve në Romë dhe trajneri Valverde kërkon nga skuadra e tij që ta përsërisë suksesin e “Camp Nou”-t, ku fitoi 4-1.

“Besoj që do të jetë një ndeshje e njëjtë, sikurse ajo e para, por pres që të këtë edhe më shumë intensitet”, tha Valverde.

“Nuk e marr dhe u kam thënë edhe lojtarëve që ende se kemi fituar këtë ndeshje përfundimisht. Janë edhe 90 minuta për ta vendosur kualifikimin. Kishim një rezultat të mirë në ‘Camp Nou’, e kemi avantazhin, por ne duhet të luajmë sikur ajo ndeshje ka përfunduar me rezultatin 0-0”, tha tekniku i katalanasve.