VIDEO +18/ ‘Kafsha’, ja pasojat e sulmit të dyshuar kimik në Siri...

Dhjetra persona, mes të cilëve shumë fëmijë, humbën jetën si pasojë e një sulmi të dyshuar kimik në Douma, qytet i kontrolluar nga rebelët. Pamjet e transmetuara tregojnë fëmijë dhe foshnja që janë prekur nga sulmi, ku mendohet se kanë humbur jetën të paktën 40 persona.

Regjimi sirian ka mohuar deklaratat e bëra nga organizata humanitare, ‘Helmetat e Bardha’, duke e quajtur ‘fabrikim’ nga Jaish al-Islam, grupi islamik që kontrollon qytetin.

Rusia, e cila përkrah regjimin e Bashar al-Assad në luftën civile shtatë vjeçare, gjithashtu ka mohuar përgjegjësinë.

Departamenti Amerikan i Shtetit e bëri Kremlinin përgjegjës për sulmin. Por ndoshta kritika më e madhe për sulmin erdhi nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Nëpërmjet Twitter, Trump e quajti Assadin ‘kafshë’.

Pas sulmit të sotëm në Douma, ‘Helmetat e Bardha’ kanë publikuar imazhe grafike dhe video në Tëitter rreth pasojave nga sulmi mbi civilët.

Përdorimi i armëve kimike është i ndaluar sipas traktateve ndërkombëtare, pakte të cilat Siria i ka nënshkruar.

Që nga fillimi i luftës civile në Siri në marsin e vitit 2011 më shumë se 500.000 njerëz janë vrarë. Lufta shkaktoi ikjen e më shumë se 5 milionë sirianëve nga vendi.

Deri në një vendim të radhës, një sulm tjetër kimik mund të ndodh në Siri, sipas grupit “Helmetat e Bardha’.