E pazakontë/ Humbi gruan në bast. Përmbysja e United ndaj Cityt i kushton shtrenjtë tifozit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kenia. Dy miq fundjavën e kaluar nënshkruan një marrëveshje në një letër. Objekti i bastit ishte derbi i Mancesterit i luajtur këtë fundjavë mes Cityt dhe United.

Njëri nga miqtë ishte i bindur se djemtë e Pep Guardiolës do të fitonin kampionatin pikërisht ndaj rivalëve të anës tjetër të qytetit.

Amani Stanli vuri bast për këtë gruan e tij. Ai i premtoi shokut të tij se do t’i jepte gruan për një javë nëse kjo nuk ndodhte. Për këtë nënshkruan në një fletë të thjeshtë.

Por siç e dimë, City nuk arriti ta fitonte atë ndeshje dhe e la fitimin e titullit për më vonë. Manchester City udhëhiqte 2-0, por United bëri përmbysjen e jashtëzakonshme 2-3, çka i ka kushtuar shtrenjtë tifozit kenian.

Tashmë nuk dihet nëse kjo fletë ka vlerë juridike, pasi Amani Stalni duhet të paguajë shumë shtrenjtë bastin, duke i lënë gruan mikut të tij.