FOTO/ Juventus po mendon të rikthejë yllin e sulmit

Me një këmbë jashtë Champions League dhe një titull për t’u fituar në Serie A, Juve ka filluar të mendojë për revolucionin që do të bëjë në skuadër për vitin e ardhshëm.

Dhe emri i parë që lakohet të bëhet pjesë e skuadrës bardhezi është ai i spanjollit Alvaro Morata.

Sulmuesi dhe familja e tij janë të dashuruar me Italinë dhe Torinon dhe një rikthim i mundshëm pritet të ndodhë në verën e ardhshme.

Në fakt, spanjolli nuk arriti të përshtatej aspak në Londër te Chelsea, edhe pse ai ishte investimi më i rëndësishëm i merkatos, me plot 80 milionë euro.

Sipas “El Mundo Deportivo”, Juventusi po mendon të fillojë negociatat për rikthimin e tij në Torino.

Rikthimin e Moratës e ka përshëndetur edhe Dybala, që mendon se një sulmues i tillë do ta ndihmonte shumë skuadrën.

Ndërkohë Morata mund të marrë vendin e Mandzukic, që me shumë gjasa do të jetë jashtë skuadre me hapjen e merkatos.