Galdini në Syri.net: Rama rrezik kombëtar, po na orienton drejt aksit të së keqes

Politikani dhe pedagogu Arian Galdini, e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si të keqen më të madhe të këtij vendi.

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Galdini tha se Rama është duke e orientuar Shqipërinë drejt aksit të së keqes.

‘Kina, Irani dhe Turqia janë aksi i së keqes. Drejt këtij aksi është orientuar Rama. Nuk shoh qeverisje më jopopullore se qeverisja Rama. Me aksin ndërkombëtar ku Rama po e zhyt Shqipërinë, qeverisja e tij do të jetë rrezik për Shqipërinë’, u shpreh Galdini.