Flamurtari-Skënderbeu, formacionet zyrtare

Flamurtari-Skënderbeu do të jetë përballja e fundit e javës së 28-të të Superligës, ku korçarët do të përpiqen të tregojnë forcë karakteri në një periudhë të vështirë psikologjike për ekipin pas dënimit të rëndë nga UEFA.

Përballë tyre vlonjatët e drejtuar nga Shpëtim Duro pak ditë më parë treguan se kanë mundësi për të përfituar nga kjo situatë, duke i mundur në Korçë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Por, në këtë përballje në kampionat situatat janë ndryshe, Flamurtari duhet të rigjejë fitoren që i mungon prej 7 ndeshjesh në Superligë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 19:00 në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës dhe tashmë të dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Formacionet

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Bicaj, Musta, Useini, Sidibe, Muarem, Hoxhaj, Kamara, Alvesh

Trajner: Sh. Duro

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Dita, Muzaka, Xhejms, Gavazaj, Sowe

Trajner: I. Daja