Denoncimi/ I dërgonte foto nudo 20 vjeçares, ja lidhjet që ka me Ditmir Bushatin dhe Senida Mesin

Një 20 vjeçare ka denoncuar sot një rast skandaloz, ku një i moshuar e ngacmon seksualisht, madje i ka dërguar edhe foto jo të hijshme në rrjete sociale.

20 vjeçarja nga Shkodra ka kërkuar ndihmën e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi nuk ka gjetur mbrojtje nga ana e policisë. Në mesazhin dërguar ish-kryeministrit Berisha, 20 vjeçarja sqaron se ka bërë kallzim penal në polici ndaj personit që e përndjek, por nuk ka pasur asnjë lloj reagimi nga ana e policisë, pasi përndjekësi njihet si eksponent i PS-së, por edhe si ish-zyrtar i lartë në Policinë e shtetit.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Berisha:

Shikoni si mbrojnë cubin siçilist, që dërgon foto lakuriq në facebook-un e një vajze, narko-horrat me uniformë të Edvinit!

Lexoni mesazhin shikoni fotot qe dergon qytetarja dixhitale. sb

“mirdita zoti Doktor, un qe po te shkruaj jam nje vajze nga Shkodra 20 vjece. dua te denoncoj nje shtetas me emrin Bajram Qarri i cili me ka ngacmuar dhe ndjekur rregullisht neper Shkoder, arriti te me gjej dhe facebook-un timin dhe te me dergoje foto nudo te tijat. un me ti marr keto foto vajta ta denoncoja tek komisariati i policis Shkoder, ne momentin qe hyra tek porta kerkova nje punonjes policie per te bere kallxim,pasi e njoftuan nje oficer policie dhe mora kontakt me ate duke ja treguar per shqetsimin qe kisha. por ne moment sa mori vesht per rastin dhe personin per ke bente fjale,hasa ne nje menefregisem dhe neglizhenc sa arriti oficeri i policise te me thoje qe mos ben kallxim sepse je vajz e re dhe do te dalin emri ne televizor dhe esht turp.un u largova nga policia dhe tani po te shkruaj ty sepse personi qe behet fjali shtetasi Bajram Qarri esht nje ish-punonjes policie i cili e gezon statusin e ushtarakut nga taksapaguesit, ishte ky person qe lajmeroj ish koleget e vet qe te me nxirrshin jasht nga komisariati,ky person vazhdon te me beje presion pasi thot qe un jam njeri i shtetit dhe i qeveris ne pushtet partis socialiste dhe kam force te te bej cdo gje, zoti Berisha un po ti dergoj ca foto ku mi ka derguar ky ish-polic dhe militant i partis socialiste ne shkoder,ku shihet me drejtues te lart te partis PS.ju faleminderit.”