Vdes futbollisti 21-vjeçar nga korrenti, policia po heton për vrasje me elektroshok

Futbollisti 21-vjeçar, Andrew Dorogi, ndërroi jetë në Meksiko në rrethana misterioze, ndërkohë që kishte shkuar për pushime.

Për lojtarin u mendua fillimisht se mund të kishte vrarë veten, por pak orë pas vdekjes së tij, policia zbuloi se në trupin e tij kishte kaluar rrymë elektrike, që kishte shkaktuar dhe vdekjen e futbollistit amerikan.

Policia meksikane po heton edhe për mundësinë e vrasjes me elektroshok.

Dorogi që ishte vetëm 21 vjeç shihej si një lojtar shumë premtues te ekipi i tij Amherst College.