Xhensila feston ditëlindjen, por urimi i Besit do t’ju emocionojë pafund

Ditën e sotme Xhensila Myrtezaj feston 25 vjetorin e lindjes. Ky përvjetor e ka gjetur këngëtaren më të realizuar se kurrë pasi ajo është edhe në pritje të fëmijës së saj të parë. Por si mund të mungonte sot urimi i bashkëshortit të saj Bes Kallaku?

Aktori ka postuar një foto të të dyve dhe në urimin e tij e përkëdhel me fjalë të ëmbla Xhensilën teksa në fund shkruan se ajo është familja që pret.

“Urime ditlindjen e bukura, e mira, e embla, ditet e mia, jeta dhe familja ime qe pres. Të dua”, shkruan Besi.