Ish-shefi i forcave ajrore izraelite: Izraeli e ka sulmuar Sirinë

“Nuk kam asnjë dyshim se Izraeli ka lidhje ndërmjet sulmit ajror dhe sulmit kimik të Asadit”, ka thënë Eitan Ben Eliyahu.

Ndërkohë që Siria po pretendon se SHBA-ja ka sulmuar bazën e saj ajrore dhe Pentagoni e ka mohuar menjëherë këtë, ish-zyrtari i forcave ajrore izraelite thotë se Izraeli qëndron prapa sulmit.

Disa orë pasi baza ajrore e Homsit në Siri u sulmua dhe asnjë qeveri nuk mori përgjegjësinë, ish-komandanti i forcave ajrore të Izraelit gjeneral majori, Eitan Ben Eliyahu, thotë se Izraeli ka qenë prapa sulmit.

“Të vetmit që munden ta sulmojnë Sirinë janë amerikanët dhe izraelitët”, ka thënë ai.

“Ky rajon është sulmuar nga izraelitët në të kaluarën personalisht e kam mbikëqyrur një sulm në këtë rajon”, ka thënë ai.

“Nëse amerikanët do ta kryenin sulmin, nuk do të kishin arsye ta mohonin”, thotë Eliahy.

Përkundrazi, shton ai, amerikanët do të krenoheshin me reagimin e shpejtë, nëse do ta kishin kryer sulmin.

“Ky ishte një reagim i shpejtë nga një shtet për ngjarjet që ndodhën në Siri”. “ShBA-ja do ta kishin shumë të vështirë të reagonin për atë që po ndodh në Siri pa pasur ndonjë aeroplanmbajtëse apo aeroplan të vendosur në Lindje të Mesme”, ka thënë ish-shefi i forcave ajrore izraelite.