37 vjeçarja pi fotoksinë dhe përfundon në spital. Detajet

Një 37 vjeçare, me iniciale B.SH, është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës pasi është vetëhelmuar me fostoksinë.

Mësohet se ajo ndodhet në gjendje të rëndë.

“Më datë 08.04.2018,  në fshatin Progër, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia B.SH, vjeç 37,  e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.  Nenet 99 e 22 të Kodit Penal”, njofton policia.