VIDEO/ Peshëngritësja thyen krahun, ja sa kilogram po ngrinte

Peshëngritësja Laurel Hubbard është tërhequr nga Lojërat e Komonuelthit me një dëmtim të tmerrshëm të bërrylit.

Atletja nga Zelanda e Re u plagos ndërsa konkurronte në kategorinë e femrave deri në 90kg në Arena Carrara në  Gold Coast të hënën pasdite (me kohën lokale).

Ajo kishte qenë favorite për të fituar medaljen e arit, por lëndimi i bërrylit të saj gjatë kapjes së saj të tretë dhe të fundit e detyroi të largohet nga gara.