Salah po ‘çmend’ Anglinë, merr një tjetër çmim

Sulmuesi i Liverpoolit Mohamed Salah është zgjedhur lojtari i muajit mars.

Sulmuesi egjiptian shënoi gjashtë herë në katër ndeshje, kundër Newcastle, Manchester United, Watford dhe Crystal Palace, duke shtuar gjithashtu një asist. 25-vjeçari është golashënuesi më i mirë i Premier Ligës me 29 gola, pesë më shumë se Harry Kane.

Kjo është hera e katërt këtë sezon që zgjidhet futbollist i muajit.

Salah nuk luajti në ndeshjen e së shtunës ndaj Evertonit, pas një lëndimi të pësuar në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampioneve kundër Manchester Cityt, të mërkurën.