Ngjyrën që do të dominojë këtë pranverë na e tregojnë vajzat e famshme shqiptare

Rrjetet sociale janë bërë një pikë e mirë referimi për vajzat që duan të përditësohen me trendet më të fundit të modës. Mjafton një vëzhgim në Instagram, dhe zbulon çdo gjë që kërkon në lidhje me ngjyrat, stilin e veshjeve për këtë sezon. Me ardhjen e pranverës, jo vetëm çelin lulet, por çelin edhe ngjyrat. Nëse keni vrarë mendjen gjatë kësaj periudhe se cila është ngjyra më “IN” për pranverën, ua tregojnë vajzat e njohura shqiptare. E bardha dhe vetëm e bardha, duhet veshur këtë pranverë.

Në emisione, përditshmëri, klipe, festa, kudo vajzat njohura preferojnë këtë ngjyrë. Prandaj edhe ju, të bardhën duhet ta keni ngjyrën parësore për këtë pranverë. E bardha në fakt nuk del asnjëherë nga moda, dhe është lehtësisht e kombinueshme. Kjo ngjyrë tregon gjithmonë pastërti, dhe i çel njerëzit në fytyrë. E bardha mbetet e bardhë...