E shtypi me makinë, Raikkonen i shtang të gjithë me deklaratën e tij: Faji ishte i....

Pas aksidentit në pit-stopin e Ferrarrit, ka reaguar protagonisti Kimi Raikkonen i cili ka befasuar me deklaratën e tij.

 “Ice man” është shfajësuar ndërsa përgjegjësinë e gabimit ia ngarkoi stafit mekanik dhe personit që ndez dritën jeshile.

“Më vjen keq për garën, isha i treti, por mbi të gjitha më vjen keq për mekanikun. Nuk e di se çfarë ndodhi, por nuk ishte faji im. Unë pashë semaforin jeshil dhe detyra ime është që të nisem. Unë e bëra këtë, por ishte një gabim i mekanikëve. Çfarë mund të shpëtoj nga kjo fundjavë? Asgjë, zero”, u shpreh i akullt Raikkonen.

Gjatë Çmimit të Madh të Bahreinit Kimi Raikkonen, i shtypi këmbën njërit prej mekanikëve që priste të ndërronte gomën e finlandezit, gjatë pit-stopit.