Nesër biznesi: Nga ora 11:00- 12.00 të ulim qepenat, të derdhemi në rrugë derisa Rama të ikë

Përfaqësuesit e biznesit të vogël janë të një mendimi se kjo është koha më e vështirë për biznesin e vogël dhe të mesëm në 27 vjet dhe se e vetmja mënyrë për ta ndalur është protesta pa ndalim deri në largimin e qeverisë Rama.

Përfaqësuesit e biznesit u bënë thirrje bizneseve të tjera të ulin qepenët të martën nga ora 11.00-12.00 dhe të protestojnë për t’i dhënë fund krizës “Rama”, duke përmendur në planet e tyre edhe grevën e urisë.  

Albert Nasto i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë tha se për shkak të vendosjes së tvsh-së, këtë viti pritet të mbyllen 50 mijë biznese, ndërsa që prej ardhjes në pushtet të Ramës janë mbyllur 82 mijë biznese të vogla, shumë prej të cilëve kanë kërkuar azil në Europë.

Nasto renditi 10 arsye thelbësore të rrënimit të biznesve gjatë qeverisjes së Ramës, ku shkaku i parë është rritja e taksave dhe shtimi i tyre në plot 37 taksa, si dhe rritja e çmimt të energjisë dhe karburantit.   

Nikollaq Neranxi i Shoqatëa për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut tha se politikat me taksa të rritura për buznesin e vogël dhe të mesëm të Edi Ramës janë kundër biznesit të ndershëm, që synojnë falimentimin e tyre për të future në treg paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit. “Të vetmit që nuk paguajnë taksa në këtë vend janë tregtarët e drogës dhe klientët e pushtetit të cilët bëjnë kontrabandë duke shkatërruar biznesin e ndershëm.”- tha Neranxi.  

 “Të ndalojmë dorën që vjedh përditë në xhepat tanë.”- ishte thirrja e Neranxit për protestë, duke u bërë apel qyettarëve të marrin me vete faturat e larta të energjisë, të ujit, të karburantit dhe t;I djegin në protestë, e cila, siç u shpreh ai, duhet të vijojë deri në rrëzimin e Edi Ramës dhe kastës së tij të korruptuar."

Fjala e Kryetarit të Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë, Albert Nasto

"Siç e dini ne sot jemi në një kohë mjaft kritike, ndofta kohërat më të vështira, mund ta them koha më e zezë që po kalon biznesi i vogël dhe i mesëm, por edhe biznesi shqiptar në përgjithësi.

Gjatë katër viteve të kaluara, nga 2013-2017, janë mbyllur 82 mijë biznese të vogla. Këto të dhëna janëtë marra nga INSTAT. Të mbyllen 82 mijë biznese, mbi 90% janë biznes i vogël. Me mbylljen e këtyre bizneseve, azilkërkuesit më të mëdhenj që ikën për të kërkuar azil në Gjermani dhe Europë ishin biznese të vogla, ngaqë u mbyllën dhe nuk do të hapen dot më.

Kjo reformë për ne do të sjellë 50 mijë biznese të mbyllura për një vit. Gjashtë mujorin e parë 30 mijë biznese të mbyllura dhe 6 mujorin e dytë do të mbyllë rreth 50 mijë biznese në sasi.Si biznese kundërshtojmë vendosjen e taksës, dhe efektet negative do të jenë tërmet për familjet tona, për ekonominë shqiptare.

Kemi bërë thirrje që të na përkrahin sepse kjo është nga reformat më të rënda që është bërë në 27 vjet. Kjo do të rrënojë biznesin e vogël dhe të mesëm. Ne nuk do të lejojmë këta 4 -5 oligarkë që të na marrin bukën e gojës, bashkë me mediat, bashkë me opozitën, të zgjedhurit tanë, shoqërinë civile, të rinjtë shqiptarë të organizohemi. Sepse mbyllja e qepenave ishte gjysëm lëvizje. Tani e tutje duhet të dinë se biznesi nuk njeh parti, biznesi po shkatërrohet nga kjo qeveri, biznesi po shkatërrohet nga z.Rama.

Çdo biznes në Republikën e Shqipërisë të ulë qepenat, të hyjë në grevë urie, të mbyllim subjektin dhe të protestojmë. Sepse kjo është kauzë e madhe, duhet të fitohet nga ne dhe nga opozita, nga populli shqiptar. Duhet të protestojmë për vendosjen e TVSH-së, për klimën e biznesit, kërkojmë uljen e taksave.

Bëj thirrje Kryeministrit të ndërrojë rrugë sa nuk është vonë, të mbledhë mendjen sepse ndryshe biznesi do të reagojë fort.

Solidarizim dhe mbështetje nga të gjithë populli. TVSH-ja nuk pranohet nga ne, do të jetë shkatërruese për ne.

Bëj thirrje biznesit e vogël dhe te mesëm që  nesër nga ora 11:00-12:00, të ulë qepenat e biznesit, t’i themi këtij plani ogurzi për biznesin: Boll më! "