Gjyqtares së Bundesligës i ndodh diçka e turpshme

Arbitrja e vetme e Bundesliga-s Bibiana Steinhaus është korrigjuar plot dy herë nga VAR gjatë fitores 2-1 të Gladbach ndaj Hertha Berlin.

Në rastin e parë ishte pozicioni jashtë loje i Herrmann i cili duhej anuluar. Më pas ishte faulli qartë brenda zonës i Lustenberger kundrejt Elvedi-t.

Më pas vjen skena skandaloze kur një grup nga vendi ku po rrinin tifozët e Gladbach që e quajtën “kurvë” anësoren Steinhaus.

“Ne si klub duhet të kërkojmë falje për ofendimet e ardhura nga tifozët tani. I kërkojmë falje Stainhaus. Është një budallallëk dhe nuk duhet të ndodhë në fushat e futbolli,” shprehet menaxheri i Gladbach Eberl.

Por të paktën vetë Bibi nuk e ka vënë re incidentin: “Në fakt as nuk e kam vënë re. Fokusi dhe përqendrimi im në fushë ishte shumë i madh dhe unë e kam mendjen se çfarë ndodh në fushë.”