Probleme për Milanin, dy lojtarë kryesorë mungojnë ndaj Napolit

Mbrojtësit e Milanos Leonardo Bonucci dhe Alessio Romagnoli do të mungojnë në ndeshjen e së dielës kundër Napolit në Serie A.

Romagnoli pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Sassulos dhe raportohet se do të mungojë në përballjen ndaj Napolit.

Ndërsa një tjetër mungesë për Milanin do të jetë edhe Bonucci që është i pezulluar për shkaqe kartonësh.