Ditëlindje në natyrë, Albani i ‘merr hak' në mënyrën më të ëmbël Bietës

Sot ishte një ditë e shënuar për të ftuarit e emisionit ‘Në shtëpinë tonë’. Bieta Sulo ka marrë urimet e para ‘Live’ në natyrë për ditëlindjen e saj.

Kjo ka qenë një surprizë mjaft e veçantë me rastin e 33-vjetorit të lindjes së saj. Bieta u shpreh mjaft entuziaste nga surpriza e organizuar prej stafit të emisionit ‘Në shtëpinë tonë’, dhe për këtë ishte në dijeni dhe Albani.

Kujtojmë se surprizat nuk kanë munguar as për Albanin, i cili ditën e tij të lindjes mbeti i shtangur prej surprizës së ideuar nga Bieta dhe stafi i emisionit të ‘Top Show’. Pa pikë dyshimi, Bieta dhe Albani janë një çift detaist që dinë të kujdesen për të lumturuar njëri-tjetrin.