Fabio Capello refuzon përfaqësuesen e Italisë, por zbulon emrin e trajnerit të ri

Fabio Capello ka përjashtuar mundësinë për tu bërë trajner i përfaqësueses së Italisë.

Por ai paralajmëroi se Roberto Mancini do të marrë vendin e lënë bosh nga Ventura që dështoi për të kualifikuar “axurrët” në Kampionatin Europian, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

"Trajner i Italisë? Jo, tashmë kam pasur përvojat e mia me Anglinë dhe Rusinë. Përvoja ime me Jiangsu Suning ishte e fundit, prandaj jam shumë i lumtur që po e mbyll këtu." tha fillimisht 71-vjeçari për “Radio Anch'io Sport”.

"Tani më pëlqen të jem një ekspert. Ju gjithmonë fitoni me këtë punë! Mancini zgjedhja e duhur? Tani për tani, mungojnë liderët dhe lojtarët që të bëjnë diferencën. Mancini ka përvojë dhe kjo do ta ndihmojë atë, por ekipi ynë kombëtar nuk ka talente. Ka disa lojtarë që janë duke bërë mirë në Serie A, por vetëm kaq”, përfundoi ai.

/ SYRI.net /