Befason Cardi B, askush nuk e kishte kuptuar se ajo është shtatzëne

Reperja e famshme Cardi B ka shokuar të gjithë publikun pasi shfaqi barkun e rrumbullakët në emisionin “Saturday Night Live”.

Edhe pse më parë ishte aluduar se reperja është në pritje të ëmbël këto u quajtën vetëm thashetheme dhe u harruan shpejt megjithëse për herë të parë aludimet qëlluan në shenjë.

25-vjeçarja është në pritje të fëmijës së saj të parë me reperin e famshëm Offset dhe gjatë performancës së saj u shfaq më e emocionuar se kurrë.

Prej muajsh ajo është përpjekur ta mbajë të fshehtë këtë lajm të bukur duke mos u shfaqur shumë në media dhe duke veshur rroba sa më të gjera që barku i saj të mos binte në sy.

Edhe pse nuk ka dashur të zbulojë gjininë e fëmijës, Cardi B pritet të lindë në muajin korrik.