Basha: Rama do t'ia japë vëllait të tij, konçensionin e biznesit të vogël

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje biznesit të vogël të kundërshtojë me vepra dhe jo me fjalë, vendosjen e TVSH-së, e cila rrezikon ta çojë drejt falimentimit. Basha, në takimin me biznesmenët e vegjël mbajtur sot, deklaroi se arsyeja e vendosjes së kësaj takse është se Rama kërkon t’i japë konçensionin, vëllait të tij.

"Futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së do të rrisë koston dhe falimentimin për biznesin e vogël. Rritja e çmimeve të konsumit do të çojë në uljen e konsumit,-  tha Basha, duke numëruar pasojat. - Pse bëhet e gjitha kjo? Këtu ka një element politik që i bashkon këto akte kriminale: rritja e TVSH, taksa e Rrugës së Kombit, shembja e Teatrit. Qëllimi është shuarja e zërave të pavarur. Kryeministri do ta çojë të gjithë xhiron e biznesit tek një grup oligarkësh. Njesoj dhe me Teatrin Kombëtar; nuk është thjesht urrejtja e një artisti të dështuar, por urrejtja për të shkatërruar e asgjësuar një zë kundër të elitës së kombit.

Njesoj edhe me protestën në Rrugën e Kombit. Një kryeministër që kap protestuesit dhe që nuk godet një kupolë policie që është e gjitha në arrati. Kjo është e dyta e vërtetë e futjes së TVSH në biznesin është për t’i dhënë konçensionin vëllait të vogël.

Sa vjedh Arben Ahmetaj me koncesionin e incereatorëve...Me TVSH e biznesit të vogël planifikohet të futen në arkën e shteti 15 milionë USD më shumë kur vetëm Ahmetaj do të marrë nga arka e shtetit 25 milionë USD! Kjo është e vërteta e TVSH: Grabitet shumica dhe i jepet pakicës. Kjo është qeveri që mendon vetëm për xhepat e një pakice.

Arsyet pse biznesi i vogël po futet në TVSH janë arsye korruptive: e para që të bëjë konçensionin e biznesit të vogël dhe t’ia japë vëllait të tij. Ndaj, sot nuk pret më kohë, fjalët nuk vlejnë më, duhet veprim, duhet qëndresë. I përshëndes ata që iu bashkuan uljes së qepenave në mbarë Shqipërinë."/ theksoi Basha.

Konferenca vijon.