Ja në cilin shtet zyrtarët nuk mund të përdorin vetura të zeza

Qeveria e Gjeorgjisë ua ka ndaluar zyrtarëve qeveritarë të voziten në vetura me ngjyrë të zezë. Kryeministri Giorgi Kvirikashvili tha se ky hap paraqet fundin e erës së xhipave të zi dhe kalimin në transportin e pranueshëm shoqëror.

Të gjitha shërbimet shtetërore janë të obliguara të paraqesin planin për blerjen e veturave të reja, ndërsa një pjesë e flotës do të jenë modele të pranueshme ekologjike.

Në fillim të këtij viti, Turkmenistani ndaloi përdorimin e automobilave të zi për të gjithë qytetarët, por arsyeja në këtë shtet ishte ndryshe- ngjyra e zezë “shkakton” aksidente.