Conte i mërzitur ‘shpërthen’ kundër lojtarëve: Duhet të...

Antonio Conte u shpreh i mërzitur pas barazimit 1-1 ndaj West Hamit.

“Është e vështirë për t’u sqaruar kjo”, u shpreh fillimisht Conte.

“Ne dominuam ndeshjen dhe krijuam shumë, shumë raste shënimi, por nuk shënuam dhe kjo sqaron sezonin tonë”.

“Ne kemi pasur ndeshje të mira gjithë sezonin, por duhet të shënojmë gola. Kjo nuk është hera e parë që na ndodh një gjë të tillë dhe duhet të përmirësohemi shumë. Kur qëndroni në këtë vend në tabelë, do të thotë se keni një problem”.

“Nevojitet dëshirë për të shënuar golin e dytë, të tretë dhe të katërt”, përfundoi Conte për Sky Sports.