Fier, makina përfundon në kanal, vdesin dy persona

Aksident me vdekje në Fier. Mësohet se automjeti ka rënë në kanal në fshatin Varibop të Fierit. Shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe më të cilen po levizte automjeti çka sjellë edhe humbjen e jetës së dy përsonave. Viktima janë një çift të moshuarish akoma të paidentifikuar.

Sipas policisë së Fierit, një makinë është rrëzuar në një kanal me ujë dhe si pasojë janë mbytur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja. Në njoftim thuhet se: "Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip "Suzuki" me targa IHZ 1755. Për pasojë janë mbytur dy persona, drejtuesi i mjetit dhe një shtetase tjetër, pasagjerja". Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.