Rekord historik i Elseid Hysajt, ja çfarë ka bërë shqiptari sot te Napoli

Elseid Hysaj është kthyer në një futbollist të pazëvendësueshëm për skuadrën e Napolit dhe brenda pak viteve ka arritur të hyjë në librin e rekordeve të klubit italian.

Me praninë e tij në fushë në ndeshjen e sotme kundër Chievos, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka arritur shifrën e 100 ndeshjeve në Serinë A për këtë klub.

Shkodrani ka luajtur rregullisht me Napolin që nga momenti kur trajneri Mauricio Sarri e mori nga Empoli për të nisur aventurën e re në këtë klub.

Ai ka luajtur rregullisht me skuadrën e tij aktuale, duke bërë që brenda pak vitesh të arrijë shifrën e 100 ndeshjeve në Serinë A me klubin e njohur italian.

Hysaj u bë lojtari i 122-të në historinë e Napolit që arrin treshifrorin sa i përket numrit të paraqitjeve në elitën e futbollit italian.

Në total, duke llogaritur edhe ndeshjet në Kupën e Italisë dhe ato ndërkombëtare, Hysaj ka veshur 128 herë fanellën e skuadrës së Napolit.