Tifozëve të Interit nuk do t’ju pëlqejë kjo deklaratë e Spallettit

Spalletti është i lumtur me paraqitjen e lojtarëve në humbjen 1-0 nga Torino, teksa thotë se nuk ishte dita e Interit.

“Ka momente kur nuk shkon ashtu siç dëshiron, pa marrë parasysh se sa tenton, edhe nëse shtyn shumë përpara, por e keqja është se nuk shënon”, deklaroi Saplleti pas disfatës 1-0 në Torino.

“Nuk mendoj se shpërdoruam rastet për të fituar kundër Milanit e Torinos, dhamë më të mirën, nuk ishte dita jonë”, shtoi tekniku i Interit.