FOTO/ Arian Galdini nderohet me medalje nga Presidenti Donald Trump

Një lajm i shkëlqyer dhe i pazakontë ka mbërritur nga Uashingtoni për pedagogun, aktivistin civil dhe politikanin opozitar, Arian Galdini.

Ditën e Pashkës Ortodokse, Arian Galdini është njoftuar zyrtarisht se Presidenti i SHBA Donald Trump, ka firmosur për të vlerësimin me medaljen Lifetime Achievement Award.

Kjo medalje nga Presidenti Trump për Arian Galdinin vjen në një moment kur ky i fundit ka marrë edhe disa vlerësime të tjera ndërkombëtare.

Ceremonia e dorëzimit të certifikatës me firmën e Presidentit Trump do të bëhet pas pak javësh në Tiranë dhe në Uashington.