Jo vetëm ai në Turqi, largohen nga detyra 9 ambasadorë. Ja emrat

Një numër i ambasadorëve të Kosovës që kanë vepruar nëpër shtete të ndryshme janë liruar nga detyra.

Bëhet fjalë për 8 prej tyre ambasadorëve, të cilëve iu kishte skaduar mandati.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga këshilltari i ministrit të jashtëm, Jetlir Zyberaj.

Të liruarit nga detyra janë: Valdet Sadiku që ishte ambasador në Serbi, Edon Cana në Francë, Avni Spahiu që vepronte në Turqi, Nexhmi Rexhepi ishte ambasador në Slloveni e Rexhep Boja në Mbretërinë e Arabisë Saudite,

Në Kosovë nga pozita e ambasadorit do të kthehen edhe Ylber Hysa që ishte në Maqedoni, dhe Shpend Kallaba që ishte ambasador i Kosovës në Bullgari.

Mandati i ka skaduar edhe Lirim Grejçevcit që ishte ambasador në Britani të Madhe, por që i njejti pritet të emërohet ambasador në një vend tjetër.

Emrat tjerë pritet të konfirmon ditëve në vazhdim.