Thumbon aktorja Tinka Kurti: Publiku bërtet vetëm ‘Rroftë Bert Ndrenika’

Gjatë diskutimeve të fundit mbi teatrin dhe godinën e tij, në fokus është vënë shpesh edhe aktori Robert Ndrenika. Por, kolegia e tij dhe aktorja po aq e madhe Tinka Kurti, duket se ka dy fjalë për publikun shqiptar.

E ftuar në Thumb, aktorja e mirënjohur Tinka Kurti ka bërë një deklaratë shumë thumbuese.

Në një bisedë për të rikujtuar kantautorin e parë shqiptar, Françesk Radi, aktorja e njohur ka treguar kujtimet më të bukura me të ndjerin, ato më gazmoret dhe sigurisht, përshtypjet e tyre për artin e tij.

Ndërkohë në fundin e intervistës, Tinka Kurti zgjodhi ta bënte me një shprehje mjaft të bukur e domethënëse.

 “Ne jemi në një fushë futbolli, por para fushës kanë vënë një perde dhe pas saj janë regjisori, piktori, puntorët e skenës që përmenden pak fatkeqësisht. Kurse në jemi në një lojë futbolli, ku unë bëj një pas shumë të bukur dhe golin e bën Robert Ndrenika, dhe të gjithë publiku bërtasin ‘Rroftë Bert Ndrenika’, nuk thonë për mu, thonë për atë”.