FOTO ‘hot’/ Modelja super-seksi futet në lidhjen mes Icardit dhe Wandas

Pasioni për Interin i modeles britanike April Summers është tashmë i njohur publikisht dhe në mbarë botën.

29-vjeçarja ndjek shpesh në stadium zikaltrit, teksa pozon vazhdimisht me bluzën e skuadrës së saj të preferuar.

Së fundi modelja e Play Boy ka dhënë një intervistë të gjatë ëpr Daily Star, ku është ndalur gjatë te kapiteni i Interit, Mauro Icardi.

“E njoh që kur erdhi te Interi dhe ishte shumë i ri. Duhet të jetë patjetër në Botëror, ku jam e sigurt se do ta përfaqësojë me krenari kombin e tij. Për më tepër, ka një mënyrë shumë seksi të të luajturit dhe të qëndruarit në fushë, që të çmend”, deklaroi April.

Gjithsesi ajo dërgon edhe një apel për kapitenin zikaltër, pasi thotë se do të acarohej, nëse Icardi do të linte Interin, pa e dërguar në Champions League.