FOTO/ Gaz Paja në momente intime me të dashurën, ja kush është biondja që i ka marrë zemrën...

Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Gaz Paja, duket se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me të dashurën e tij aktuale, një bionde sharmante, por të panjohur në publik. Për herë të parë u fol për këtë lidhje të re të artistit verën e kaluar, pasi u panë dhe u fotografuan në plazhet e Jugut, ku Paja kalon muajt e verës. Më vonë, u fotografua në dasmën e Bes Kallakut me Xhensila Myrtezaj, ku shkuan çift.

Ndërkohë, paparazzi i “Panorama Plus” i ka kapur Pajën dhe të dashurën e tij në një moment “hot” në një nga club-et e Tiranës, ku duket që nuk përmbahen kur janë pranë njëri-tjetrit. Duke shijuar nga një gotë alkool dhe muzikën e fortë, ata janë kapur duke shkëmbyer prekje e puthje në publik, gjeste që tregojnë se lidhja e tyre është shumë e fortë dhe pasionante.

Edhe pse Gazi është diskret kur vjen puna te jeta private, i ftuar para disa muajsh në emisionin “Wake up”, ai foli për lidhjen me këtë vajzë bionde, që e cilësoi “E bukura e dheut”. Ai pranoi në atë intervistë televizive se është në një lidhje dhe ndihet shumë mirë, pa mohuar asnjë nga përshkrimet që moderatorët, Oriela Nebiaj, Eno Popi dhe Isli Islami, bënë për të dashurën e tij. Sipas tyre, ajo është e bukura e dheut: “Simpatike, e bukura e dheut. Është bionde, e gjatë, e buzëqeshur, elegante, pozitive, i qeshin syçkat kur shikon Gazin”, ishin përshkrimet e tyre, duke qenë se ata e njohin nga afër. Gaz Paja tregoi se është një romantik i vërtetë, se i dedikon asaj këngë dashurie.

Sipas tij, janë çifti perfekt, sepse ai është shumë impulsiv kurse ajo shumë e qetë. Edhe pse akoma s’kanë ndërmarrë hapa, ndihet shumë mirë me të: “Nuk kemi akoma as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë”.

“Ndihem mirë, është një vajzë që më fal qetësi, ësh-të shumë e sjellshme, e dashur, korrekte, më bën të ndihem shumë mirë”. Më parë, në 2011-ën, Gazmend Paja është përfolur për një lidhje me një vajzë, me të cilën shoqërohej në eventet publike. Por kjo lidhje mori fund dhe tani pas 6 vitesh ai nisi të flasë publikisht për një lidhje të re, por identitetin e partneres ka parapëlqyer ta mbajë të fshehtë.

/Burimi: Panorama Plus/