Deputetja e LSI deklaratë ‘bombë’ në Syri.net: Rama një antishqiptar, të bashkohemi dhe të rrëzojmë këtë diktator

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, e ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, e cilësoi kryeministrin Edi Rama antishqiptar.

Sipas saj kryeministri Edi Rama me programin e tij vetëm po dëmton shqiptarët dhe nuk ju vjen në ndihmë atyre. Ajo u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe të rrëzojnë diktaturën e vendosur nga Rama.

‘Jemi në një situatë kua qeveria nuk punon për familjet e thjeshta shqiptare por për oligarkat. Taksat e vënë nga Rama janë antishqiptare dhe antikombëtare. Unë jam për të reaguar ndaj çdo forme demokratike për të bërë këtë qeveri të kuptojë se është vetëm fillimi i rrëzimit të diktaturës Rama.

Ai ka treguar nëse është një kryeministër antishqiptar, sepse politikat e tij nuk janë në ndihmë të qytetarëve’, u shpreh Kërpaçi.