Fundjavë grevash në Francë, ndalojnë trenat dhe avionët

Një valë e re grevash ka përfshirë Francën këtë fundjavë, pas njoftimit të ndalimit të punës nga personeli i kompanisë ajrore ”Air France”, që kërkon një rritje prej 6,0% të pagës, dhe të kompanisë hekurudhore, SNCF, që proteston kundër reformës në këtë sektor.

Trenat do të ndalojnë nga sot pasdite deri të martën në mëngjes, ndërsa pilotët dhe personeli, përfshirë stjuardesat dhe punonjësit e aeroporteve, do të fillojnë grevën pas ndërprerjes së negociatave me presidentin e ”Air France-KLM”, Jean-Marc Janaillac.

Edhe javën e ardhshme, të martën dhe të mërkurën, do të ketë grevë, që do të vazhdojë më pas në datat 17, 18, 23 dhe 24 prill.